Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës – deklarohen nga Policia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës – deklarohen nga Policia

    Insajderi
    02 February 2025 - 00:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre fëmijë kanë humbur jetën në Jabllanicë të Gjakovës si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimave është konstatuar në vendngjarje.

    “Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, konfirmoi ai.

    Elezaj shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe në koordinim me të, po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark