Tragjedia në Koçan - jep dorëheqje kryetari i komunës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Koçan – jep dorëheqje kryetari i komunës

    Insajderi
    17 March 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tragjedisë shkatërruese që ndodhi në diskotekën “Puls”, ku deri tani janë konfirmuar 59 viktima, kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

    Papazov, i cili është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë,” ka shkruar Papazov.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark