
Prej 20 pacientëve që kanë qenë në gjendje më kritike nga të lënduarit e zjarrit në Koçan, 10 prej tyre ende vazhdojnë të jenë në gjendje më kritike por që janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa 10 të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se 101 pacientë po trajtohen jashtë vendit dhe u shpreh se të gjithë pacientët që do të lëshohen për trajtim shtëpiak do t’i nënshtrohen analizave toksikologjike.
Ai gjithashtu njoftoi se në Maqedoninë e Veriut po trajtohen 72 të lënduar.
“Gëzohem që informatat janë të mira që të gjithë pacientët janë stabil dhe në gjendje jashtë rrezikut për jetë. 72 pacientë po shërohen këtu në Maqedoni dhe 101 pacientë janë jashtë shtetit. Prej 72 pacientëve që janë në Maqedoni, 35 janë në Qendrën Klinike, 15 në 8 shatori, 11 në spitalin e përgjithshëm të qytetit dhe vetëm 1 në Shtip. 3 pacient janë lëshuar të shërohen në shtëpi, ditët në vijim do të ju informojmë për pacientët që do i lëshojmë në shtëpi”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk