Tragjedia në Koçan, nis kontrolli në terren i të gjitha lokaleve të natës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Koçan, nis kontrolli në terren i të gjitha lokaleve të natës

    Insajderi
    18 March 2025 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tragjedisë me 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ka nisur sot inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.

    Mediat vendëse bëjnë të ditur se inspektimet u paralajmëruan dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate, apo disko.

    Kryeministri Mickoski tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark