Tragjedia në Koçan, Taravari: Të gjithë pacientët janë kryesisht në gjendje stabile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Koçan, Taravari: Të gjithë pacientët janë kryesisht në gjendje stabile

    Insajderi
    17 March 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë pacientët, përfshirë edhe ata jashtë vendit janë kryesisht në gjendje stabile, kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari.

    Ministri Taravari gjithashtu është shprehur se situata është plotësisht nën kontroll.

    “Të gjithë pacientët i kemi marrë nga Koçani dhe Shtipi, janë 49 në Klinikë, në “8 shtator” – 18 pacientë, në Spitalin e vjetër të qytetit janë 17 pacientë, ndërsa në Shtip tani janë raportuar dy pacientë të rinj. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5 dhe në Serbi 17 pacientë”.

    “Dy pacientë u dërguan në Budapest dhe 4 në Lituani. Sot presim që disa pacientë të tjerë të dërgohen jashtë vendit, në Kroaci, Slloveni, Austri dhe 12 pacientë në Beograd, në Akademinë Mjekësore Ushtarake”.

    “Të 20 pacientët kritikë që ndodhen jashtë vendit janë relativisht stabil, nuk ka asnjë ndryshim në gjendjen e tyre tani për tani. Deri në orën 14 do të dalim me numra për të gjitha spitalet ku janë pacientët tanë në mënyrë që të komunikojmë me spitalet”, ka thënë Taravari.

    Në Maqedoni janë duke u trajtuar 84 pacientë, kurse jashtë vendit 51 pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark