Tragjedia në Lepenc, Sveçla: 30 pjesëtarë të policisë, FSK-së dhe vullnetarë të angazhuar për nxjerrjen e personave nga lumi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tragjedia në Lepenc, Sveçla: 30 pjesëtarë të policisë, FSK-së dhe vullnetarë të angazhuar për nxjerrjen e personave nga lumi

    Insajderi
    18 June 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofoti se dje ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ra në lumin Lepenc.

    Sveçla tha nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ se 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet maqedonase janë angazhuar për lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.

    “Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, shkroi tutje Sveçla.

    Njoftimi i plotë i Sveçlës:

    Sapo jam njoftuar mbrëmë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, jam nisur tek vendi ngjarjes.

    Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

    Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.

    Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark