Tragjedia në Mal të Zi, kryeministri malazez propozon të merret një vendim rigoroz lidhur me armët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Mal të Zi, kryeministri malazez propozon të merret një vendim rigoroz lidhur me armët

    Insajderi
    02 January 2025 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mali i Zi po shqyrton ndalimin e të gjitha armëve në mbarë vendin, pas tragjedisë me 12 të vrarë në Cetinje.

    Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin, pasi një burrë që thuhet se kishte sulmuar me armë zjarri në qytetin e Cetinjes të mërkurën vrau të paktën 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë“, citohet të ketë thënë kryeministri malazez, Milojko Spajiq, raporton Euronews, përcjell Insajderi.

    Në mbledhjen (e ardhshme) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ne do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, përfshirë këtu edhe ndalimin e plotë të posedimit të armëve“, tha ai.

    Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Unë do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë“, shtoi Spajiq.

    Policia e identifikoi vrasësin si 45-vjeçarin Aco Martinoviq.

    Lexo raportimin e Insajderit për më shumë detaje:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark