Tragjedia në Maliq, reagon Luizi: Thika është në duart tona… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Tragjedia në Maliq, reagon Luizi: Thika është në duart tona…

    Insajderi
    15 August 2025 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar ndaj tragjedisë së një dite më parë në Maliq, ku sherri mes dy 14-vjeçarëve çoi në vdekjen e njërit prej tyre.

    Artisti ngriti këmbanën e alarmit për mënyrën si po edukohen fëmijët dhe kërkoi reflektim, duke nisur nga prindërit te institucionet arsimore.

    Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti mbyll sytë, fëmijët po mbyten në dhunë. Nuk janë tragjedi të rastit, janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar dhe po e vazhdojmë, ku dashuria është opsionale. Dhe fëmijët mësojnë nga rruga që konfliktet zgjidhen vetëm me thikë ose me gjak dhe për sa kohë ne heshtim, thika është në duart tona. Nëse sot nuk çohemi, nesër e ka radhën ai tjetri“, u shpreh Ejlli në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

    Tetë persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen tragjike të një dite më parë në Maliq, ku mbeti i vrarë një adoleshent 14-vjeçar. Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet.

    Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës, me të cilin u krye krimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark