Që drejtësia të vihet në pah, familjarët e Adnan Mulecit morën vendimin më të vështirë të jetës.
Ata i lejuan prokurorët që ta zhvarrosin trupin e 31 vjeçarit pas 24 ditësh nga varrosja e tij.
Atyre iu kërkua që të bëhej autopsia e trupit të tij për të vërtetuar se çfarë ia mori jetën.
Sipas nënës së të ndjerit, pakujdesia dhe papërgjegjësia e mjekut Bujar Vrella gjatë trajtimit të birit të saj ishin shkak që ai ndërroi jetë në QKUK.
Raporti mjekësor i obduksionit thotë se organet vitale të trupit të tij ndaluan së funksionuari për shkak të shokut septik, që i erdhi si pasojë e infektimit.
Tragjedia në këtë familje nuk mbaroi me kaq, pas dy muajsh ndërroi jetë edhe kryefamiljari, babai i Adnanit që sipas vajzave të tij gjendja e rëndë emocionale i shkaktoi sulm në zemer.
Lidhur me këtë rast, Insajderi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçin i cili ka thënë se hetimet janë në fazën finale.
Për më shumë detaje, ndiqni rrëfimin e motrës së Adnan Mulecit: