Tragjedia në Shkodër: Nëna me tre fëmijët u hodh nga ura e lumit Buna, dënohet me 4 vite burg bashkëshorti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Tragjedia në Shkodër: Nëna me tre fëmijët u hodh nga ura e lumit Buna, dënohet me 4 vite burg bashkëshorti

    Insajderi
    26 May 2025 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbyllur me 4 vite burgim tragjedia e rëndë e ndodhur në ujërat e lumit Buna në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët u mbyt për shkak se bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike.

    Ngjarja e ndodhur në 3 Maj 2024, e cila tronditi vendin teksa policia gjeti të mbytur në lumë nënën dhe 3 fëmijët, tashmë ka vetëm një autor përgjegjës dhe ai është kryefamiljari, Erdgys Arrazi.

    Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

    Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark