×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Tetovë, të lënduarit dërgohen edhe në Shkup

    Insajderi
    08 September 2021 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërtesa ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Tetovë, është përfshirë nga zjarri.

    Raportohet se si pasojë e zjarrit ka viktima pacientë dhe staf shëndetësor, jozyrtarisht deri tani thuhet se janë shuar dhjetë jetë.

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se të lënduarit nga zjarri që kaploi spitalin mobil të Covidit në Tetovë, me urgjencë janë duke u dërguar në Shkup.

    “Zjarri tashmë është lokalizuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar që të ofrojnë ndihmë për të lënduarit. Ata urgjentisht transportohen në Shkup që t’u ofrohet kujdes adekuat, ekipet e Klinikës po mobilizohen. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është në Tetovë. Pas ekspertizës në terren do të njoftojë publikun për gjendjen faktike”, thanë nga MSh-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark