Zjarri që kaploi mbrëmë spitalin modult të Tetovës la të vdekur 11 persona.
Nga ta, tanimë autoritetet kanë identifikuar thuajse të gjitha viktimat, ndërkohë që burimet e Alsat, thonë se po punohet në identifikimin e një të fundit.
Ndryshe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë 12 persona kanë mbijetuar dhe po trajtohen në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ministria e Shëndetësisë njofton se në tragjedinë e mbrëmshme në Covid-qlinendrën në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona.
Në Covid-qendrën në momentin e shpërthimit të zjarrit ka pasur 26 pacientë, 12 të mbijetuarit janë për kurim në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka punonjës shëndetësor që kanë humbur jetën ose janë lënduar në këtë tragjedi, disa janë me lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje deri tek familjet e viktimave. Nga kjo ministri njoftojnë se gjatë gjithë ditës do të informojnë për të gjitha detajet e reja rreth kësaj ngjarje tragjike. Apelojmë deri tek qytetarët dhe mediat që t’i ndjekin informatat zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet për këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftim.