Tragjedia në Tetovë: Vrau të dashurin dhe e hodhi në lumin Shkumbin, 17-vjeçarja pranon krimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Tragjedia në Tetovë: Vrau të dashurin dhe e hodhi në lumin Shkumbin, 17-vjeçarja pranon krimin

    Insajderi
    23 December 2022 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maqedonia e Veriut është tronditur nga vrasja tragjike e 16-vjeçarit në Tetovë, i cili u vra nga e dashura e tij 17 vjeç.

    Mediet në vend raportojnë se 17-vjeçarja ka pranuar vrasjen, ndërsa është dërguar në paraburgim.

    Si u vra adoleshenti

    Pas përplasjes verbale mes dy të rinjve në makinë tek vendi i quajtur “Banja” e reja ka goditur viktimën me një mjet fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor, në rrugën e Banjave të Tetovës, në periferi të qytetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark