Tragjedia në Viti, babai i viktimës: I dyshuari i goditi me qëllim me veturë, unë i kam parë videot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Viti, babai i viktimës: I dyshuari i goditi me qëllim me veturë, unë i kam parë videot

    Insajderi
    19 September 2025 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitisë mbrëmjen e 8 shtatorit, kur një veturë përfundoi mbi një grup të rinjsh që po qëndronin pranë një parku.

    Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, humbi jetën 20-vjeçari Auron Ferizi, ndërsa katër të rinj të tjerë janë ende nën trajtim mjekësor për shkak të plagëve të marra.

    Në një intervistë, babai i të ndjerit rrëfeu me dhimbje humbjen e të birit dhe shprehu dyshimet e tij për mënyrën se si ndodhi aksidenti.

    Sipas tij, duke u bazuar në disa video-materiale që i janë ofruar, ai beson se përplasja ishte e qëllimshme.

    “E kam parë videon. I ka goditur me qëllim. Ndoshta ka pasur ndonjë telashe me njërin prej tyre, por jo me djalin tim”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark