Koronavirusi ka shkaktuar një tjetër viktimë në moshë shumë të re në Shqipëri.
Siç shkruajnë mediat atje, një vajzë 22-vjeçare nuk e ka fituar dot betejën me covid dhe ka humbur jetën.
Mësohet se vajza studionte në Tiranë për financë dhe kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Ajo ishte prej një muaji e shtruar në spitalin Infektiv.