TRAGJIKE: Djali i dëshmorit nga Suhareka dyshohet se u rrah e më pas u vra me kallash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    TRAGJIKE: Djali i dëshmorit nga Suhareka dyshohet se u rrah e më pas u vra me kallash

    Insajderi
    02 May 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    26-vjeçari Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës sot ka vdekur.

    Sipas burimeve të Indeksonline, ai dyshohet që fillimisht është rrahur e më pas është qëlluar me kallashnikov.

    Pas plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    Policia ka gjetur armën e tipit AK47 rreth 20-30 metra afër shtëpisë së viktimës, që dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

    “Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark