Tragjike: I mituri hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, familjarët e gjejnë pa jetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjike: I mituri hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, familjarët e gjejnë pa jetë

    Insajderi
    11 July 2025 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tragjedi ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën pasi u bllokua në një gropë rëre që kishte hapur vetë.

    Ai ndodhej në plazh me vëllezërit e motrat më të vegjël, të cilët u larguan përkohësisht, ndërsa babai pushonte nën një çadër pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur.

    Kur u vu re mungesa e tij, filluan kërkimet dhe u gërmua në vendin ku ishte parë për herë të fundit, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.

    Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën në vendngjarje. Ende nuk dihet nëse kishte roje plazhi në detyrë, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark