Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë.
Siç raportohet, tre pjesëtarë të një familje nga Kavaja, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.
Sipas njoftimit të Policisë atje, njësitë përkatëse kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.