Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

    Insajderi
    08 July 2025 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

    Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

    Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark