×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike, nënë e bijë humbin jetën nga koronavirusi brenda një dite

    Insajderi
    27 January 2021 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënë e bijë në qytetin e Librazhdit në Shqipëri kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite. Mësohet se nuk mundi që t’i mbijetonte sëmundjes Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.

    E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj. Kjo e fundit ka qenë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

    Pasi shfaqi shenja të koronavirusit, Vera u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej tre ditësh ndodhej në intubim. Pritet tashmë që trupi i saj i pajetë të dërgohet në Librazhd. E para humbi jetën 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija. Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark