Tragjike: Rreth 3 mijë fëmijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjike: Rreth 3 mijë fëmijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

    Insajderi
    26 October 2023 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas ka deklaruar se  7,028 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori. Midis viktimave, 2,913 janë fëmijë, thuhet në deklaratë.

    Ndërkohë më shumë se 1,400 izraelitë të vrarë, kryesisht civilë në sulmin e Hamasit, ndërsa të paktën 224 janë marrë peng.

    Katër nga pengjet janë liruar.

    Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

    Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

    2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark