
Dy raste tragjike janë raportuar në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e enjte.
Në Komunën e Ferizajt, policia ka bërë të ditur se viktima kosovare është sulmuar nga i biri i saj, ku ka pranuar edhe tretman mjekësor, shkruan Insajderi.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE- Ferizaj 19.03.2025 – 16:00. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur edhe në Pejë. Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga i biri i saj, ku si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar trajtim mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 19.03.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë njoftimi i PK’së. /Insajderi.org/