TRAGJIKE, vdes një punëtor pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Klinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    TRAGJIKE, vdes një punëtor pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Klinë

    Insajderi
    14 April 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

    “Sot rreth orës 10:23, policia është njoftuar se një punëtor i cili ishte duke punuar në një objekt në fshatin Grabanicë, ka ra nga kati i tretë i ndërtesës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe emergjenca Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

    Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.

    Policia është duke e hetuar këtë rast.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark