Drejtori i të ashuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i tha kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, se “Serbia, si një shtet i përgjegjshëm, ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj për t`u vaksinuar dhe se Serbia është e para në rajon në shkallën e vaksinimit”.
Ai shtoi se Trajkoviq është duke fituar pikë politike në demagogji.
“Kjo është arsyeja pse njëfar Rada Trajkoviq nuk duhet të mbledhë pikë të lira politike në demagogji dhe koronavirus. Të gjithë ata që duan të vaksinohen në Kosovë e kanë atë mundësi, siç ishte javën e kaluar, kështu do të jetë javën e ardhshme, dhe Rada Trajkoviq mund të përdorë të drejtën e saj, e cila do të jetë në gjendje të vaksinohet në Beograd sesa me popullin serb në Kosovë pasi nuk jeton atje. Nuk është problem, shteti ka siguruar vaksina për të gjithë qytetarët e tij, pa përjashtim”, ka shkruar ai në një postim në Twitter, raporton KosovoOnline.
Trajkoviq pyeti “sa vaksina mund të blihen për 619,688,269 euro”.
“Dhe një gjë tjetër, vaksinat nuk ranë nga qielli, por u siguruan nga shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq me kontaktet e tij, dhe ne ishim në gjendje të paguanim për to sepse sot kemi financa të qëndrueshme’, shtoi ai.
Trajkoviq deklaroi në një postim në Twitter se është skandal “nëse është e vërtetë që anëtarët e SNS vaksinohen pa rend”, çka meriton proces gjyqësor për diskriminim para gjykatës në Strasburg.
“Vuçiq nuk financon vaksinimin nga xhepi i tij privat, por nga buxheti i shtetit, kështu që të gjithë qytetarët e Serbisë meritojnë trajtim plotësisht të barabartë në këtë process”, shkroi të dielën Trajkoviq./Insajderi.org.