Është një fakt që shumica e trajnerëve të futbollit kanë kaluar nëpër një fazë edhe si lojtar në fushë, duke luajtur vetë, edhe nëse nuk kanë qenë shumë të spikatur.
Por ka pasur raste të trajnerëve të suksesshëm, të cilët kurrë nuk kanë konkurruar si futbollistë profesionistë. Spanjollja “Marca” bën një listë me këta të fundit, me specifikimet përkatëse të secilit.
1. Arrigo Sacchi. Trajneri i madh italian erdhi në fushën e trajningut me frazën e tij epike: “Unë nuk e di se për të qenë një kalorës, duhet së pari të jesh një kalë.”
2.André Villas-Boas. Ai krijoi një “legjendë” te Porto, skuadër që nuk u mund gjatë gjithë sezonit, duke fituar edhe “Europa League”. Trajner për 17 vjet, Villas Boas shkoi në stolin e Chelsea dhe Tottenham, ndër të tjera.
4.Gerard Houllier. Ai drejtoi si trajner PSG, Lyon, Aston Villa, por gjithmonë do të mbahet mend për gjashtë vjetët në Liverpool, ku fitoi Premier, FA dhe Kupën UEFA, njofton telesport.al
5.Leonardo Jardim. Trajneri aktual i Monakos. Ai ishte më i ri për të fituar një licencë me 24 vjet mbi supe.