Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vlerësuar lartë skuadrën kombëtare rë Shqipërisë, duke thënë se ata janë një skuadër e mirë në tërësi.
Ish-trajneri i Marsejës dhe Monacos ka thënë se Shqipëria ia bëri të vështirë skuadrës së tij, pasi luftoi shumë në të gjithë ndeshjen.
“Ata janë një skuadër e mirë. Shqipëria luajti me shumë zemër dhe kanë një aftësi të mirë të dalin në kundërsulm”, tha Dechamps në konferencën për shtyp pas takimit të xhiros së dytë të Euro 2016 ndaj Shqipërisë.
Franca do të luajë ndaj Zvicrës pas katër ditësh, ndërsa Shqipëria do të luajë me Rumaninë mundësinë e fundit për kualifikim. /Insajderi.com