Kombëtarja e Kosovës në futboll pritet të bëhet me trajner të ri. Ai është Franco Foda.
Raportohet se ai ka arritur sot nga Vjena në Prishtinë. Foda do të mbajë takim me zyrtarët e FFK-së për të finalizuar marrëveshjen.
Kujtojmë se, ish trajnerit të “Dardanëve” Primozh Glihës nuk iu vazhduA kontrata për shkak të rezultateve jo të mira.
Kombëtarja e Kosovës ka në plan tri ndeshje miqësore. Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars kundër Armenisë.
Kurse, më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.
Dhe më 5 qershor, Kosova do të luajë kundër Norvegjisë në Oslo./Insajderi.org