×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trajneri i Serbisë flet për përballjen me Shqipërinë: I lumtur që do të luajmë në Tiranë

    Insajderi
    13 December 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria e Kosova sot i kanë mësuar kundërshtarët e tyre për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026, që mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

    Kosova ra në grupin B, aty ku do të ketë punë me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë.

    Ndërkohë, Shqipëria u shortua në grupin K të këtyre kualifikimeve, ku do të përballet me Anglinë, Letoninë, Andorrën e po ashtu edhe me Serbinë.

    E trajneri i kësaj kombëtareje ka folur për përballjen me Shqipërinë, duke e cilësuar si një kombëtare të fortë, derisa u shpreh i lumtur që do të luajnë në Tiranë.

    “E di që përballjet me Shqipërinë do të jenë interesante edhe për arsye të tjera, por ne mendojmë vetëm për futbollin. Jemi në grup të vështirë me rivalë të fortë siç janë edhe Shqiptarët që kanë bërë shumë progres së fundi. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e UEFA Conference League”, ka thënë ai.

    Ndeshjet e kualifikimeve do të luhen nga marsi i 2025-ës, deri më nëntor të po atij viti.

    Turneu kryesor do të nisë me 11 qershor 2026 dhe mbyllet me finalen e madhe me 11 korrik 2026.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark