Trajneri i Zvicrës flet për ‘ikjen’ e Leon Avdullahut te Kosova dhe të ardhmen e Albian Hajdarit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Zvicrës flet për ‘ikjen’ e Leon Avdullahut te Kosova dhe të ardhmen e Albian Hajdarit

    Insajderi
    28 August 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur në konferencën për shtyp pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Kosovës në kuadër të Kupës së Botës 2026.

    Zvicra e pret Kosovën më 5 shtator në ndeshjen e parë të Grupit B, takim që pritet të zhvillohet në  St. Jakob-Park të Baselit.

    Trajneri i Helvetikëve, Yakin ka ftuar gjithsej 23 futbollistë për ndeshjen ndaj Dardanëve dhe pjesë e listës janë dy yje shqiptarë.

    Megjithatë, në konferencën për shtyp, Yakin është pyetur edhe për zgjedhjen e Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën dhe mungesën e ftesës së Albian Hajdarit, i cili gjithashtu është në radarin e Dardanëve.

    “Avdullahu? Pata një bisedë të gjatë me të në pranverë dhe i shpjegova perspektivat sportive. Siç e shoh unë, ai nuk e zgjodhi rrugën sportive. Nëse dikush mendon ndryshe për kulturën, ne nuk mund ta ndikojmë këtë”, ka thënë fillimisht Yakin, duke kundërshtuar teorinë se Federata e Zvicrës nuk i kishte kushtuar mjaftueshëm përpjekje lojtarit.

    “Albian Hajdari? Kjo është rënë dakord. Ne kemi një plan për të, por do ta trajtojmë atë pas ndeshjeve të shtatorit”, përfundoi trajneri i Helvetikëve, i cili shihet si shqetësuar edhe për ikjen e mundshme të mbrojtësit të Hoffenheimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark