×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri shqiptar thotë se është “privilegj” organizimi i kampionatit Europian U21 me Serbinë

    Insajderi
    21 October 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Shqipërisë U21 Alban Bushi thotë se nuk i intereson se bashkëpunojnë me Serbinë për ta organizuar Kampionatin Evropian “Euro 2027 U21”.

    Ai në konferencë për shtyp e vlerësoi si privilegj të madh për Shqipërinë organizimin e këtij evropiani, ngase sjellë shumë të ardhura.

    “Organizimi i Euro U21 nuk më intereson se organizohet me Serbinë apo dikë tjetër, pasi sjell shumë të ardhura”.

    Është privilegj i madh për Shqipërinë”, deklaroi ai.

    Bushi është trajneri i cili ka marrë shumë talentë nga Kosova duke i dërguar te Shqipëria. Rastet e fundit kanë qenë Medon Berisha e Adrion Pajaziti, tani që luajnë te ekipi A i “Kuq e Zinjve”.

    Sidoqoftë, ai është duke vazhduar të provojë t’i bind talentët e Kosovës për t’iu bashkuar Shqipërisë, ku futbollisti i radhës që e ka në “radar” është Luan Simnica.

    Ndër të tjera, Bushi fajësoi “ekipin A të Shqipërisë” që ua ka marrë disa lojtarë, kësisoj kanë “dështuar” të kualifikohen në këtë Kampionat Evropian.

    “Ne kishim shumë dëmtime si Shpendi që na prishi punë. Ekipet e tjera marrin lojtarë nga Kombëtarja A dhe i zbresin poshtë”.

    Kombëtarja A na penalizoi në ndeshjen me Malin e Zi, takim që e humbëm dhe ishte determinant për vendin e dytë. E humbëm në fund fare në minutën e 92-të, por na duheshin lojtarët e talentuar që i dërguam te Kombëtarja e madhe. Fetai, Simoni e Pajaziti kanë marrë eksperiencë shumë të mirë nga ne, që kur të shkojnë te Sylvinho të jenë të përgatitur sa më shumë. Objektivi ynë kryesor është dërgimi i talenteve tek të rriturit. Potenciali ynë më i madh është nga shqiptarët që vijnë nga jashtë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark