Bujar Kaquri ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Fondin për Sigurime Shëndetësore ka treguar për Insajderin, se sa lëndë për të cilat dyshohet për keqpërdorimin për trajtimet jashtë vendit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Kaquri ka konfirmuar se janë 12 lëndë të cilat është duke i hetuar policia.
“Po, kemi kërkesë zyrtare nga polici hetues i rastit për pajisje me dokumente të cilat ata i vlerësojnë se ka elemente për hetime. Nëse nuk gabohem diku 12 raste janë deri tash që janë kërkuar shkresat e lëndës, të cilat janë vlerësuar se janë në proces hetime. Ka mundësi të gjetjes së shkeljes eventuale e cila është bërë gjatë procesit”, deklaroi Kaquri për InDoks të Gazetës Insajderi.
I pyetur se a është policia duke hetuar edhe rastet e keqpërdorimeve me tender, ai ka deklaruar “ Prej që jam unë në pozitë vetëm për programin për trajtim jashtë vendit”.
Intervista e plotë:
InDoks, 5 muaj më parë ka realizuar një emision i cili fliste për keqpërdorimet brenda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore: