Transfertat e parave përmes rrjetit SWIFT janë monitoruar prej NSA-së - Insajderi
×
Teknologji

Transfertat e parave përmes rrjetit SWIFT janë monitoruar prej NSA-së

Insajderi
15 April 2017 - 10:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hakerat publikuan ditën e Premte dokumente dhe të dhëna të cilat sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike dëshmojnë që Agjensia Amerikane e Sigurisë NSA ka patur qasje në sistemin e komunikimit interbankar të SWIFT, duke monitoruar qarkullimin e parasë mes disa bankave në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Publikimi vinte së bashku me një kod kompjuterik i cili nëse adaptohet nga kriminelët kibernetike mund të përdoret për të fituar qasje në serverat e SWIFT dhe sistemet e saj monitoruese u shprehën ekspertët.

Dokumentet dhe të dhënat u publikuan nga grupi tashmë i njohur i hakerave, The Shadow Brokers. Disa prej të dhënave mbajnë vulën e NSA-së.

Sistemi SWIFT përdoret gjerësisht nga bankat për të transferuar triliona dollar çdo ditë. Kompania zhvilluese e këtij sistemi tha se nuk ka gjetur provat të cilat tregojnë hakimin e rrjetit të saj. “Ekziston mundësia që të jenë hakuar sistemet SWIFT në bankat kliente,” u shpreh SWIFT. Një skenar i tillë u vu në jetë vitin e kaluar me hakimin e Bankës së Bangladeshit.

Që nga 1990, bllokimi i qarkullimit të parasë mes Arabisë Saudite dhe e Emirateve të Bashkuara Arabe për grupin Al Kaeda dhe Talibanët ka qenë objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe agjencive inteligjente aleate.

Në 2013-ën ish kontraktori i NSA-së Eduard Snouden thoshte se kjo agjenci kishte arritur të monitoronte mesazhet SWIFT.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark