Transformimi i FSK-së në ushtri i kushton shtetit mbi 800 milionë euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Transformimi i FSK-së në ushtri i kushton shtetit mbi 800 milionë euro

    Insajderi
    29 November 2016 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka prezantuar sot ndarjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mjetet e ndara për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës  janë 51 milionë euro, ndërsa kërkesa e tyre ka qenë mbi 54 milionë euro.

    Demolli po ashtu ka treguar se për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro.  Ministri ka treguar se deri në krijimin e kapaciteteve të plota, kanë paraparë një plan që ndahet në tre faza.

    “Në fazën e parë e cila do të zgjas 3 vjet, e ku do të fokusohemi në riorganizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura të Kosovës, pastaj do të fokusohemi në kompletimin e infrastrukturës ligjore si dhe mbështetjen logjistike, rekrutimin e personelit adekuat se dhe pajisje me armatim dhe pajisje të tjera ushtarake. Në dy faza të tjera planifikohet të bëhet kompletimi i kapaciteteve të plota operacionale”, ka thënë ai.

    “Buxheti i paraparë në tërësi për transformimin e FSK në FAK është 810 milionë e 982 mijë euro, apo përafërsisht 811 milionë euro”, tha Demolli.

    Kosova ende vazhdon të mos ketë ushtrinë e saj pasi që ndryshimet kushtetuese për një gjë të tillë nuk përkrahen nga komuniteti serb që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark