Transformohet shtegu drejt Kalasë së Prizrenit – investim modern për qytetarët dhe turistët - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Transformohet shtegu drejt Kalasë së Prizrenit – investim modern për qytetarët dhe turistët

    Insajderi
    24 September 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Filluan punimet për transformimin e shtegut të pasmë të këmbësorëve drejt Kalasë së Prizrenit, në një gjatësi prej 4 kilometrash. Projekti parasheh mbjelljen e drunjve, vendosjen e ndriçimit të ri publik si dhe vendosjen e shportave dhe ulëseve për vizitorët, duke krijuar kushte moderne për vendësit dhe turistët.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky investim është pjesë e vizionit për zhvillimin turistik dhe kulturor të qytetit.

    “Shtegu i Kalasë është një ndër pikat më të frekuentuara nga qytetarët tanë dhe turistët. Me këto ndërhyrje po krijojmë infrastrukturë të denjë dhe të sigurt për të gjithë vizitorët” – u shpreh ai.

    Kryetari Totaj shtoi se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës së vizitorëve dhe në promovimin e Prizrenit si qendër turistike.

    “Synimi ynë është që Kalaja e Prizrenit dhe rrugët që çojnë drejt saj të jenë jo vetëm atraksione historike, por edhe hapësira moderne, të gjelbëruara dhe mikpritëse” – deklaroi Totaj.

    Punimet pritet të përfundojnë në afatet e parashikuara, duke sjellë një transformim të dukshëm në këtë zonë të rëndësishme turistike të Prizrenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark