Kandidati me numrin 50 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë thirrje për rikthimin te parimet që kanë mbajtur të fortë popullin tonë.
Ai tha se zgjedhjet e reja kërkojnë liderë që kanë kaluar provat më të vështira dhe që janë të përkushtuar ndaj vlerave të ndershmërisë, transparencës dhe guximit.
Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen aktive të qytetarëve të saj, të cilët janë pjesa më vitale e çdo ndryshimi.
Në këtë frymë, Daut Haradinaj ka lansuar fushatën me mesazhin.
“Ka ardhë koha me dalë pa maska”.
Dauti, një figurë kyçe në historinë tonë kombëtare, ka dëshmuar gjithmonë përkushtimin e tij për të mbrojtur vlerat e lirisë. Për të, udhëheqja është një obligim për t’u përballur me sfidat dhe për të qenë zëri i qytetarëve të tij.
Dalja e parë publike e UÇK-së, ku ai u shfaq pa maskë, mbetet simbol i guximit dhe transparencës, një kujtesë e fuqisë që buron nga ndershmëria dhe uniteti.