Trashet skandali: “Valicon” që nxori VV-në 52% drejtohet nga personi i paguar nga GEN-i si Martin Berishaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trashet skandali: “Valicon” që nxori VV-në 52% drejtohet nga personi i paguar nga GEN-i si Martin Berishaj

    Insajderi
    16 January 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Valicon” – sllovene, që kryen matje të opinionit publik – del të ketë në krye të vetes një person kontraverz, Andraz Zorko, që ka marrë para hiç më pak se nga GEN-i: nga ku është paguar edhe miliona euro edhe ambasadori kosovar, Martin Berishaj.

    Pafund artikuj në media sllovene shkruajnë se si Zorko është paguar nga GEN-I i Sllovenisë, për të farkëtuar percepsion përmes sondazheve të përdredhura politike, kundër e pro kësaj apo asaj partie politike atje.

    Kjo kompani “Valicon” u bë temë pasi hiç më larg se sot publikuan një sondazh ku nxjerrte Vetëvendosjen me 52% në nivel vendi: duke ‘debutuar’ kësisoji për herë të parë edhe në tregun kosovar.

    Pavarësisht asaj se sondazhi ishte larg çdo parametri profesional qysh prej paragrafit të parë se “Vetëvendosja nuk mund të humbasë”, ndërlidhja e Zorko-s (drejtuesit të Valicon) me GEN-I të çon në ko-relacion me Martin Berishajn po ashtu të paguar nga GEN-I.

    Media “Nova 24 TV”, p.sh, shkruan për Zorkon se si ka marrë pagesa (10 mijë euro, 13 mijë euro, etj) nga GEN-I.

    “Kompania Gen-i…ka lidhur një marrëveshje me kompaninë Valicon në shtator në vlerë prej 10,945 euro. Nga aplikacioni Erar rezulton se pagesa është bërë në muajin dhjetor, dhe Gen-i ka paguar 13,352.90 euro me tatim. Meqenëse Valicon është përfshirë në sondazhet e opinionit publik dhe kryeministri Robert Golob, presidenti i Lëvizjes Svoboda në pushtet, ka instaluar njerëz besnikë në Gen-I, shumë njerëz dyshojnë se kjo mund të jetë një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik në këtë mënyrë. Popullariteti i Svoboda ka rënë ndjeshëm, veçanërisht nëse shikojmë përqindjen e votave që mori në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe Zorko njihet gjithashtu se shpesh vepron si analist i çështjeve aktuale politike”, thuhet në artikull, raporton Nacionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark