Trazira në funeralin e Jotës, ja çfarë tentuan të bëjnë fansat - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Trazira në funeralin e Jotës, ja çfarë tentuan të bëjnë fansat

    Insajderi
    05 July 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën e tifozave që ishin mbledhur dhe po bënin fotografi.

    kideia_zota5_maketa

    Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe me lot në sy, ceremonia mortore u zhvillua të shtunën në mëngjes, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar të Portugalisë.

    Familjarë, miq, figura të njohura të futbollit portugez dhe përfaqësues të skuadrës së Liverpool-it ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.

    Diogo Jota, i cili vetëm pak ditë më parë ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, la pas tre fëmijë të vegjël.

    30505316

    Që në orët e para të mëngjesit, turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Capela da Ressurreição dhe në kishën Igreja Matriz, duke mbajtur lule në duar. Ndër ta, shokë nga hapat e parë të karrierës së tyre, ish-trajnerë, tifozë të thjeshtë, por edhe personalitete të futbollit ndërkombëtar.

    WhatsApp Image 2025-07-05 at 15.36.45 (1)

    Hyrja në kishë u lejua vetëm për familjen dhe miqtë më të afërt, ndërsa mijëra të tjerë ndoqën ceremoninë përmes transmetimit audio jashtë ndërtesës. Pas përfundimit të shërbesës, varri i dy vëllezërve u hap për publikun, për t’u mundësuar admiruesve të tyre t’i përshëndesnin për herë të fundit.

    000_64uy3y2

    Megjithatë, shumë shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, sipas raportimeve të “The Sun”. Edhe pas ndërhyrjes, disa persona u kthyen përsëri pranë varrit, duke vazhduar të fotografojnë skenën.

    Në një moment të thellë emocioni, peshkopi i Portos, D. Manuel Linda, u drejtua me fjalë prekëse ndaj fëmijëve të futbollistit, të cilët nuk ishin të pranishëm në funeral:
    “Do të lutem shumë për ju. Është e vështirë të shohësh një të rritur duke qarë, por është edhe më e dhimbshme të shohësh një fëmijë që qan. Ata që vuajnë më shumë janë nëna juaj dhe gjyshërit. Të shohësh trupin e një ‘fëmije’ është një martirizim i madh – aq më tepër kur ka dy arkëmorte. Nuk ka fjalë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark