
Përkundër reshjeve të borës, mijëra protestues kundër vaksinës së detyrushme kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit Ottava të Kanadasë duke u mbledhur para obijektit të Parlamentit, ndërkaq Kryeministri Justin Trudeau dhe familja e tij u dërguan në një vend sekret, transmeton Insajderi.
Protestat në Kanada u nisën nga një grup i shoferëve kamionësh që e quanin veten “Konvoji i Lirisë”, dhe reaguan ndaj kërkesës së qeverisë për vaksinën Covid në transportin ndërkufitar.
Përderisa Konvoji i kamionistëvë protesues mbërriti në kryeqytetin Otava, atyre iu bashkuan edhe mijëra protestues që ishin kundër vaksinës.
Në protestat që po zhvillohen në -21 gradë, një qendër tregtare afër parlamentit u mbyllë për të mos i pranuar protestuesit pa maska, shkruan The Guardian, përcjellë Insajderi.