Trazirat në Beograd/ Arrestohet një person, kërcënoi se do të hidhte në erë godinën e presidencës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trazirat në Beograd/ Arrestohet një person, kërcënoi se do të hidhte në erë godinën e presidencës

    Insajderi
    15 March 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra studentë kanë dalë në rrugët e Beogradit këtë të shtunë për një protestë të madhe në kryeqytetin serb.

    Trazirat kanë ndodhur menjëherë në të gjithë qytetin, teksa shumë protestues janë përplasur me forcat policore.

    Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, një person është arrestuar, pasi ka kërcënuar se do të hidhte në erë godinën e presidencës.

    Siç thuhet në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit nuk janë gjetur mjete shpërthyese.

    Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark