Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tre anije të NATO-s “zbarkojnë” në Finlandë

    Insajderi
    25 April 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut për t’u trajnuar me marinën finlandeze, raporton Reuters.

    Anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë sot forcat mbrojtëse të Finlandës.

    Stërvitja dy-ditore do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s dhe do të fokusohen në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”, thuhet në deklaratë.

    Kjo stërvitje vjen gjithashtu pasi Helsinki konsideron mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake mes tensioneve të shtuara me Rusinë fqinje.

    Në fillim të këtij muaji, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do t’i bashkohej NATO-s.

    Vullnetin për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA e ka shprehur gjithashtu edhe Suedia. Sakaq, Rusia ka paralajmëruar dy vendet se do të përballen me pasoja nëse bëhen pjesë e NATO-s. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark