Tre arinj futen në pronën e një burri në Suharekë, dëmtuan një varrezë dhe 35 koshere bletësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre arinj futen në pronën e një burri në Suharekë, dëmtuan një varrezë dhe 35 koshere bletësh

    Insajderi
    08 October 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre arinj dyshohet se kanë hyrë në pronën e një burri në fshatin Bllacë të Suharekës dhe i kanë dëmtuar 35 koshere bletësh, teksa ditë më parë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se qytetari ka shprehur shqetësim se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për njerëzit.

    “Sipas deklaratës së qytetarit, para disa ditësh, arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. I njëjti ka shprehur shqetësimin e tij se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit”, ka thënë Bytyqi.

    Policia ka ftuar qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për sigurinë e qytetarëve”, tha Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark