Tre deputetë refuzuan mandatin e deputetit- Këta janë emrat që do t'i zëvendësojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre deputetë refuzuan mandatin e deputetit- Këta janë emrat që do t’i zëvendësojnë

    Insajderi
    27 March 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ai i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kreu i Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza kanë bërë kërkesë në KQZ që të heqin dorë nga marrja e mandatit të deputetit.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashin, Imri Ahmeti me Paris Gurin dhe Bedri Hamza me Rashit Qalajn.

    Ka pasur mospajtime për procesin e zëvendësimit të tyre në këtë fazë.

    Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se duhet patjetër që kryetarët e Komunave të zëvëndësohen sot, meqë ata s’mund ta mbajnë pozitën e kryetarit të Komunës dhe atë deputeti njëkohësisht..


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark