Ministria e Jashtme turke ka tërhequr një numër të panjohur të pasaportave diplomatike që nga grusht shteti që ndodhi në muajin korrik, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Sipas gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë u kanë thënë anëtarëve të Parlamentit Gjerman se tre diplomatë turq në Gjermani kanë aplikuar për azil.
Diplomatët turq raportohet të jenë mbështetës të klerikut turk, Fethullah Gulen, i cili është akuzuar nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, për organizimin e puçit të dështuar në Turqi.
Rreth 32.000 njerëz kanë qenë të burgosur në pritje të gjyqit gjatë goditje pas grusht shtetit në Turqi, ndërkohë që rreth 100.000 anëtarë të sigurisë dhe të shërbimeve civile, profesorë universitarë dhe të tjerët janë shkarkuar ose pezulluar nga puna. /Insajderi.com