×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Tre ditë nga Rilindja e tretë e muzikës elektronike

    Insajderi
    28 March 2016 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seria e ndejave të muzikës elektronike në hapësirën e ish shtypshkronjës Rilindja do të vazhdoj pikërisht me 1 prill, në Ditën e Gënjeshtrës. Por sipas organizatorëve, kjo ndejë do të jetë vërtetë e mrekullueshme.

    Pas dy ndejave  (Blond:Ish  organizuar bashkë me Kosovo 2.0) dhe tjetrës vetëm nga“Hapësira” me James Zabiela, të ndeja e tretë në Rilindja do të jetë komplet ndryshe.

    “Kjo për faktin se ndeja e 1 prillit mund të jetë e fundit që do të organizohet në hapësirën e Shtypshkronjës Rilindja”, tha Arbnor Dragaj, pjesë e organizatorëve nga “Hapësira” të cilët kanë emëruar këto ndeja në emër të shtypshkronjës për të dhënë edhe mesazhin e rilindjes së hapësirave të pa shfrytëzueshme, së paku për një natë.

    “Hunter/Game” Italia, Alex.Do nga Gjermania dhe Uran B nga Kosova do të jenë tresha e Dj-ve që do të performojnë në ndejën, biletat për të cilën deri me 30 mars kushtojnë 7 euro. Ata që vendosin tek natën e fundit të bëhen pjesë e ndejës do të kushtojnë 10 euro.

    Organizatorët kanë premtuar një eksperiencë jo të zakonshme në një hapësirë gjithashtu të veçantë dhe të papërdorur për muzikë elektronike.

    “Edhe Dj-të janë artistë eksperimental që sjellin një techno të re që po frymon në Evropë, e që saktësisht po vjen nga DJ-të në Itali dhe jemi të lumtur që po sjellim në Prishtinë pikërisht pionerët e kësaj elektronike të re”, ka thënë Dragaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark