Një femër nga fshati Pantinë e Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se tre fëmijët e saj – dy femra e një mashkull, që të tre të mitur, nga data 4 prill janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Siç njoftohet, rasti është lajmëruar rreth orës 18 e 30.
Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si persona të humbur.
Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka arrestuar 22 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Prej tyre, 15 janë në mbajtje.
Gjatë kësja kohe njoftohet se janë shënuar edhe 48 aksidente trafiku, po në asnjë rast nuk ka pasur të vdekur./Insajderi.com