‘GjejZâ’ është një aplikacion që ndihmon gratë shqiptare me qasje në burimet e nevojshme për t’i ndihmuar ato të kapërcejnë pasojat e dhunës me bazë gjinore.
‘GjejZâ’, aplikacioni i grupit D3c0ders, përfaqësuar nga 3 vajza gjimnaziste që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara, me të cilin Shqipëria u përfaqësua në konkursin Technovation Challenge në Silicon Valley, San Francisco u shpall fitues.
Ambasada amerikane në Tiranë ka përgëzuar gjimnazistet për fitoren e kupës së vendit të parë në Samitin Technovation Girls World Pitch.
“Urime ekipit D3c0ders të Këndit Amerikan në Tiranë dhe udhëheqëses së tyre Matilda Vangjeli për fitoren e kupës së vendit të parë në Samitin Technovation Girls World Pitch. Vajzat krijuan GjejZa, një aplikacion që ndihmon gratë të luftojnë dhunën me bazë gjinore. Ju lumtë vajza! Ju i bëtë shqiptarët krenarë dhe treguat me të vërtetë fuqinë e vajzave! Rinia udheheq”, -thuhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë.
GjejZâ është një aplikacion që ndihmon gratë shqiptare me qasje në burimet e nevojshme për t’i ndihmuar ato të kapërcejnë pasojat e dhunës me bazë gjinore.
Çdo vit, më 12 gusht, Shtetet e Bashkuara bashkohen me pjesën tjetër të botës në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Këtë vit shënohet 20 vjetori i Ditës së parë Ndërkombëtare të Rinisë, e cila u krijua në 1999 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.