Tre gjyqtarë dhe tri zyrtare u bllokohen për 40 minuta në ashensorin e Gjykatës Supreme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre gjyqtarë dhe tri zyrtare u bllokohen për 40 minuta në ashensorin e Gjykatës Supreme

    Insajderi
    22 January 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Supreme, njoftoj se janë bllokuar tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës në ashensor.

    Në reagim thuhet se në këtë gjykatë tash e një vit po punohet në kushte të pasigurta punë “si pasojë e ashensorëve të cilët bllokohen dhe lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, e të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

    Gjyqtarët dhe zyrtaret janë trajtuar nga stafi mjekësor i ndihmës së shpejtë.

    “Sot, për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe tronditëse. Gjyqtarët dhe stafi janë trajtuar nga stafi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.”

    “Rastet e ngjashme të vitit të kaluar dhe rasti i sotëm shton nevojën që kjo çështje të mos neglizhohet më tutje, por të trajtohet me seriozitet dhe institucionet kompetente ta marrin seriozisht situatën dhe të krijojnë kushtet e punës duke siguruar se jeta e gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës është e sigurt.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark