Tre kosovarë dënohen për terrorizëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre kosovarë dënohen për terrorizëm

    Insajderi
    25 March 2016 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me burg  tre kosovarë për veprën “Bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

    “Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda është shpallur aktgjykimi në çështjen penale tani të akuzuarve T.I, I.Z dhe N.Z ,të akuzuar për shkak se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje në tentativë, Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par. 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK”, thuhet nga komunikata e gjykatës, raporton Insajderi.

    I akuzuari T.I është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet) e 4 (katër) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje, i akuzuari I.Z është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet) e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje dhe e akuzuara N.Z është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vjet) e 4 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 15.11.2015 e tutje.

    Të akuzuarit janë shpallur fajtor sepse me datën 14.11.2015, pas marrëveshjes paraprake në mes veti, të njëjtit, sipas komunikatës, janë takuar te stacioni i autobusëve në Prishtinë dhe janë nisur drejt pikës kufitare Hani i Elezit, me taksi e kanë kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni, më pas rreth orës 18:00, kanë arritur në aeroportin e Shkupit, përmes të cilit kanë fluturuar me aeroplanin “Turkish Airlines” për në Stamboll, me qëllim të udhëtimit për në Siri dhe të bashkëngjitën në Organizatën Terroriste ISIS.

    Pas aterimit në aeroportin e Stambollit në Turqi, në momentin e dorëzimit të pasaportave për kontroll janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë, ku pas kontrollit dhe marrjes së informatave rreth udhëtimit të tyre iu është refuzuar udhëtimi me 15.11.2015, i kanë kthyer në aeroportin e Shkupit dhe pas kthimit të tyre në Kosovë, janë arrestuar nga policia e Kosovës.

    “Ndaj të akuzuarve T.I, I.Z dhe N.Z VAZHDOHET masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, përfundon komunikata zyrtare./Insajsderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark