Raportohet se tre persona e kanë rrahur Shpat Kasapin në një aheng në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se tre persona e kanë rrahur Shpat Kasapin në një aheng në Kosovë

    Insajderi
    09 August 2025 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo që nisi si një mbrëmje festive në një aheng familjar në një restorant në Shkabaj, përfundoi në një incident të dhunshëm, ku u përfshi këngëtari i njohur Shpat Kasapi.

    Sipas Sinjalit, Kasapi dhe një familjar i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona.

    Nga përplasja, njëri prej të sulmuarve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ndërhyri dhe shoqëroi të dyshuarit dhe viktimat në stacionin policor për intervistim.

    Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë hapur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark