Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Komoran-Drenas mbrëmjen e së martës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Insajderin dhe ka thënë se rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”. /Insajderi.org/